Ambasada e Turqise ne Tirane organizon pritje me rastin e dites se shpalljes se Republikes

Festa e Turqise.Foto Agim Dobi (3)TIRANË, 29 Tetor/ATSH/- Ambasada e Turqisë në Shqipëri organizoi të enjten në mbrëmje një pritje zyrtare me rastin e festës së 29 tetorit, që njihet si dita e shpalljes së Republikës së Turqisë.

Në këtë ceremoni pritjeje kanë marrë pjesë personalitete të shtetit shqiptar, si presidenti Bujar Nishani, ministra të kabinetit qeveritar, deputetë, përfaqësues të opozitës, ambasadorë të akredituar në Shqipëri, miq dhe shumë të ftuar të tjerë.

Ceremonia me rastin e 92-vjetorit të shpalljes së Republikës së Turqisë, u hap nga ambasadori turk në Shqipëri, Hidayet Bayraktar, i cili tha se "Turqia, një nga republikat e më të reja në Europë, ka marrë pjesë si anëtare themeluese në organizata që u japin përparësi parimeve demokratike, siç janë Kombet e Bashkuara, Këshilli i Europës, Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin Europian. Ndërkaq duke mbajtur lidhje të forta europiane dhe transatlantike u bë anëtare e NATO-s duke ruajtur lidhjet europiane dhe translantike dhe ka filluar negociatat me Bashkimin Europian si vend kandidat për në këtë Bashkim".Festa e Turqise.Foto Agim Dobi (4)

Në fjalën e tij, ambasadori vuri në dukje se Turqia, si anëtare e G-20-ës, ka marrë kryesinë e radhës me moton "Aksion i përbashkët për një rritje gjithëpërfshirëse dhe të shëndoshë".

Duke u ndalur në marrëdhëniet midis Turqisë dhe Shqipërisë, që pas rënies së regjimit komunist në Shqipëri, në fillim të viteve 90, ambasadori theksoi se "u rigjallëruan në çdo fushë, dhe para së gjithash ato politike dhe ekonomike, janë zhvilluar duke u thelluar më tej".

"Gjatë kësaj periudhe marrëdhëniet politike kanë arritur një nivel të përsosur nëpërmjet vizitave të nivelit të lartë dhe marrëdhëniet ekonomike kanë pasur një rritje të konsiderueshme. Vitin e kaluar vëllimi tregtar midis të dy vendeve ka arritur në 430 milionë euro dhe investimet e drejtpërdrejta turke në Shqipëri janë 2,3 miliardë euro. Shifrat tregojnë se Turqia është një ndër partnerët më të mëdhenj tregtarë të Shqipërisë", nënvizoi Bayraktar.

Festa e Turqise.Foto Agim Dobi (2)Bashkëpunimi ynë i ngushtë me Shqipërinë, aleate në NATO, theksoi më tej ai, vazhdon edhe për çështje të tilla si terrorizmi ndërkombëtar, lufta kundër trafikut të narkotikëve dhe fenomemi i emigracionit, të cilat po dalin në pah në rendin e ditës në botën e sotme.

Më pas , ambasadori Bayraktar lexoi mesazhin e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Në mesazhin e Erdogan thuhet: "U uroj Festën e Republikës të gjithë shtetasve tanë që banojnë në 81 krahinat e Turqisë dhe në të katër anët e botës. Ne si komb ndajmë bashkë me ju entuziazmin e 92-vjetorit të themelimit të Republikës sonë që e shpallëm më 29 tetor 1923. Historia 92-vjeçare e Republikës sonë është një periudhë që tregon se si edhe në kushtet më të vështira është ringritur në këmbë kombi ynë, që na jep shpresa për të ardhmen tonë dhe që prej saj duhet të nxjerrim mësime në çdo hap që hedhim".Festa e Turqise.Foto Agim Dobi (1)

Më pas mesazhi i Erdogan vazhdon: Unë besoj me gjithë zemër se në 100-vjetorin e themelimit të Republikës sonë do të shkojmë edhe duke realizuar objektivat për vitin 2023, edhe duke ngritur në një nivel më të lartë unitetin, solidaritetin dhe vëllazërinë tonë. Me këto ndjenja kujtoj me mirënjohje të gjithë veteranët tanë, dëshmorët tanë që mbrojtën trojet e atdheut tonë, dhe para së gjithash themeluesin e Republikës sonë, Gazi Mustafa Kemal.Urime për 29 Tetorin, Festën tonë të Republikës"./a.g/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama