Ambasada ne Vatikan Zhiti merr mbeshtetjen e deputeteve Kisha kunder

Ambasada ne Vatikan, Zhiti merr mbeshtetjen e deputeteve, Kisha kunder

Kandidati i propozuar nga Ministria e Jashtme për ambasador në Vatikan ka qenë sot në komisionin parlamentar të punëve të jashtme për seancën dëgjimore. Zhiti ka marrë mbështetjen e shumë deputetëve, të majtë e të djathtë në këtë komision që kanë vlerësuar figurën e tij si më të spikaturën për këtë post.


Deputetja e PD, Jozefina Topalli ka shprehur mbështetjen e saj për Visar Zhitin, jeta e të cilit sipas saj, është shëmbëlltyrë e historisë së dhimbshme të popullit tonë. Të njëjtin qëndrim kanë mbajtur edhe depuetët e majtë, Ben Blushi, Namik Dokle e të tjerë.


Vetë Zhiti e ka vlerësuar këtë detyrë si tepër shpirtërore, duke nënvijëzuar edhe rëndësinë e kësaj ambasade për Shqipërinë në mënyrë që të tregojë veten në BE e botë.


Kandidatura e Zhitit nuk ka marrë pëlqimin e presidentit të republikës, Bujar Nishani pak ditë më parë, pasi sipas këtij të fundit qeveria nuk ka ndjekur procedurat ligjore me institucionin e presidencës lidhur me të.


Emri i Zhitit si ambasador në Vatikan është kundërshtuar edhe vetë Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë, organi më i lartë përfaqësues i komunitetit katolik në vend, që e ka quajtur të papërshtatshme kandidaturën e një myslimani për këtë post.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama