-Qytetaret ndezin qirinj për të vrarët në Paris-
TIRANE, 14 Nëntor /ATSH/- Qytetarë të shumtë janë mbledhur dhe kanë ndezur qirinj, të shtunën në mbrëmje pranë Piramidës në kryeqytet, në nderim të viktimave të akteve terroriste në Paris.
Homazheve i është bashkuar edhe ambasadori i Francës në Tiranë, Bernard Fitoussi.
Të pranishmit, pasi kanë ndezur qirinjtë për të përkujtuar dhjetëra qytetarë francezë që humbën jetën mbrëmjen e së premtes, kanë mbajtur një minutë heshtje.
Më pas ambasadori Fitoussi dhe qytetarët e tjerë kanë kënduar himnin francez.
"Ne nuk do të kemi frikë, pasi terrori nuk mund ta mposhtë Francën", u shpreh ambasadori i Francës, Bernard Fitoussi.e,xh/ /a.g/