Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu, ka marrë pjesë në konsultimin për Reformën në Drejtësi që po mbahet në Durrës.
Në fjalën e tij në tryezën e kosultimit, ambasadori amerikan theksoi se reforma në drejtësi është urgjente dhe duhet të realizohet sa më shpejt.
Duke folur qartë, ai tha se janë vetëm 3 gjyqtarë të dënuar deri më tani, ndërkohë që ka probleme të theksuara me korrupsionin në drejtësi.
Lu tha gjithashtu se këto debate publike janë të rëndësishme për këtë reformë të rëndësishme.
Ambasadori LU edhe më parë ka theksuar nevojën për reformim të sistemit të drejtësisë, duke shprehur rezarva për cilësinë e saj.