Ambasadori Lu nenvizon rendesine e reformes ne drejtesi

largea_ambasadori-amerikan-donald-lu1421151747-297x200TIRANË 17 Nëntor/ATSH/ -Në Ministrinë e Drejtësisë u zhvillua sot një tryezë e nivelit të lartë për reformën në drejtësi.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu i pranishëm në këtë takim me ekspertët tha se personat që i tremben kësaj reforme janë kriminelë.

"Persona të rrezikshëm që kanë bërë krime lëvizin të lire. Persona si Arben Frroku, që vrau një polic dhe u largua në mënyrë të mistershme, pasi u lejua të largohej nga vendi dhe pse pritej vendimi. Persona si Emiljano Shullazi që është një emër i akuzuar nga media për trafik droge. Është akuzuar haptazi për trafikim të vazhdueshëm dhe vrasje, por nuk është dërguar para drejtësisë. Persona si Sokol Mjacaj që më herët u lirua në mënyrë të dyshimtë nga burgu dhe më pas vrau një çift çek. Këta janë llojet e personave që duhet të kenë frike nga një sistem drejtësie funksional.", tha ambasadori Lu.

Ambasadori Lu theksoi se, Shqipëria, tha ai, ka nivelin më të ulët të ndjekjeve penale dhe inkurajoi ekspertët dhe prokurorët që të angazhohen seriozisht dhe të mos tremben nga shefat e pafytyrë, të cilët i kërkojnë të thonë atë që duhet ose më keq çfarë nuk duhet të thonë

"Kam kuptuar se disa personave mund tju jetë thënë prej shefave të tyre se çfarë duhet të thonë ose më keq çfarë nuk duhet të thonë. Nëse kjo është e vërtetë më kujton më shumë të shkuarën komuniste sesa të ardhmen demokratike. Qëllimi i këtyre tryezave është të dëgjojmë nga publiku. ..ky është sistemi juaj i drejtësisë kjo ju inkurajon të flisni dhe të mos përsërisni verbtazi çfarëdogjëje që ju kanë thënë të thoni. Mos u trembi nga këta të pafytyrë. Shpresoj se Shqipëria do të jetë një vend më i sigurtë. Më shumë kriminelë në burgje dhe më pak njerëz në gjëndje të manipulojnë gjykatësit e prokurorët", tha Lu.

Manjani: Reforma në drejtësi, kryefjala për integrimin

Ndërsa ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani theksoi domosdoshmërinë e përmbylljes së reformës në drejtësi, e konsideruar si kryefjalë për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.

Ministri Manjani shprehu gatishmërinë e tij për të kontribuar në tryezën që po zhvillohet në nivel ekspertësh, në ambientet e Ministrinë e Drejtësisë.

Në tryezë merrnin pjesë ekspertë të nivelit të lartë, prokurorë, gjyqtarë, dhe ekspertë të drejtësisë penale. /gj.m/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama