Ambasadori amerikan flet shqip rrjedhshem

Ambasadori amerikan flet shqip rrjedhshem

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, në konferencën e parë për shtyp për median shqiptare, befasoi duke folur një shqipe të rrjedhshme. “Ambasadorët amerikanë ndryshojnë, por politika e SHBA nuk ndryshon. Kam respekt të madh për paraardhësit e mi,” tha ai. Lu theksoi se një nga fushat e bashkëpunimit me Shqipërinë do jetë ajo e luftës ndaj terrorizmit dhe ekstremizmit.

“Një nga fushat e qarta për bashkëpunim më të madh luftimi i ekstremizmit. Sulmi ndaj Charlie Hebdo nuk ishte vetëm një sulm ndaj njerëzve të pafajshëm. Ishte kundër vlerave demokratike. SHBA janë të shqetësuar për luftëtarët e huaj që marrin pjesë në konfliktin në Siri. Ne po punojmë me Shqipërinë dhe shumë partnerë të tjerë, me të cilët ndajmë partneritete të forta në luftën kundër terrorizmit,” tha ai.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama