Ambasadori grek ne Tirane nderon Nene Terezen

Ambasadori grek ne Tirane nderon Nene Terezen
Pranvera e Kulturës greke

Qeveria greke nëpërmjet ambasadës së saj në Tiranë do të nderojë figurën e Nënë Terezës, humanes dhe shenjtores më të madhe shqiptare, siç u cilësua dhe nga ambasadori grek në Shqipëri, Leonidas Rokanas. Gjatë nj takimi me median në Shqipëri, ambasada greke ka prezantuar javën e kulturës greke në Tiranë, ‘Pranvera Greke e Kulturës në Shqipëri”. Gjatë prezantimit të këtij programi, ambasadori Rokanas deklaroi se nëpërmjet këtij evenimenti Greqia synon bashkimin dhe bashkëpunimin mes dy popujve fqinjë.

Qeveria greke do ti dhurojë qeverisë shqiptare, konkretisht Ministrisë së Kulturës një vepër arti në formën elektronike të tij, Ikona e Nënë Terezës e cila do të vendoset dhe zbukurojë sheshin me të njëjtin emër në Tiranë. Ceremonia e dorëzimit të kësaj vepre do të bëhet në datën 26 mars në Ministrinë e Kulturës në prani të ministrit Aldo Bumçi dhe ambasadorit Leonidas Rokanas. 

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama