TIRANË, 30 Tetor /ATSH- I. Vata/ -Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu ka marrë pjesë sot në Konferencë Kombëtare të Qeverisjes Vendore që po zhvillohet në Tiranë.
Ambasadori Lu duke marrë fjalën në këtë konferencë u shpreh se vlerësonte kryetarin e Bashkisë së Tiranës i cili sipas Tij, ka qenë kryetari i parë që refuzoi 'Mercedezin e zi" të Bashkisë duke marre me qera një Tojoto të vogël ngjyrë gri.
"Shpresohet që ky të jetë trajtimi për të gjithë brezin e ri të drejtuesve vendorë. Se dyti na është thenë nga qeveria se reforma territoriale dhe administrative u miratua për të përmisur shërbimet publike dhe për të rritur cilësinë e administratës vendore dhe jo për të fituar zgjedhje. Tani qeveria ka mundësinë të vërtetojë këtë", tha ambasadori amerikan".
"E kemi nxitur kryeministrin, ministrin e Financave që t'ju japin administratave vendore paratë dhe pushtetin që u nevojiten për të përmiresuar shërbimet e njerëzve dhe për të vazhduar reformat në nivelin vendor. Gjithashtu i kemi kërkuar qeverisë vendore dhe qëndrore të investojë drejtpërdrejtë qeveritë vendore. Në vend të fondeve rajonale të zhvillimit të cilat ndeshen me rrezikun e përdorimit të financimit të kryetarëve të bashkive të PS-LSI-së dhe mohimin e fondeve për kryetareve të bashkive të opozitës. Bashkitë duhet të kenë gjithashtu dhe burimin e financimit përmes tatimit vendor ose ndarja me taksat për qeverisjen qëndrore", u shpreh ambasadori Lu.
Ambasadori Lu cilësoi se , "Qeveria e SHBA-se, përmes USAID ka marrë angazhimin e saj financiar për këtë iniciativë të rëndësishme të qeverisjen vendore. Ne kemi caktuar 12.8 milione dollarë për të ndihmuar bashkitë që të ndërmarrin plane të efektshme të zhvillimit urban që të qeverisin në mënyrë transparente dhe të ndërgjegjshme ndaj nevojave, si dhe të përmisohen shërbimet e përditshme që u afrohen banorve vendor. Ne besojmë në fuqinë e qeverisjes së mirë vendore për të përmisuar jetët e njerëzve. Ky është themeli i demokracisë dhe kjo është ajo çfarë populli shqiptar kërkon".
Ambasadori i Zvicrës Graf: Nuk ka decentralizim real pa decentralizim të mjeteve financiare
Ndërsa ambasadori i Zvicrës në Tiranë, Christoph Graf u shpreh gjatë fjalës së tij se, është e nevojshme qartësia e kompetencave. Sipas tij, "nuk ka decentralizim real pa decentralizim të mjeteve financiare". Ambasadori Graff u shpreh se, "duhet të jepen mjetet e duhura financiare tek niveli vendor".
/f.n/