Ambasadori i Shqiperise ne Izrael Bardhyl Canaj i paraqet Letrat Kredenciale Presidentit Reuven Rivlin

CTYZo47WsAAxe49TIRANE, 10 Nëntor/ATSH/- Ambasadori i Shqipërisë në Izrael Bardhyl Canaj, i paraqiti Letrat Kredenciale Presidentit të Shtetit të Izraelit, Reuven Rivlin.

Pas ceremonisë zyrtare, Presidenti dhe Ambasadori zhvilluan një takim, ku u vlerësuan kontributi dhe sakrificat e popullit shqiptar për shpëtimin e hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ai nënvizoi shembullin unik të shoqërisë shqiptare për tolerancën dhe harmoninë fetare dhe e cilësoi si model që duhet marrë shembull në këtë kohë krizash që po kalon rajoni dhe bota.

Presidenti Rivlin u shpreh i kënaqur për ecurinë e marrëdhënieve mes dy vendeve tona dhe nënvizoi interesin në rritje të investitorëve izraelitë në Shqipëri.IMG_1966

Ambasadori Canaj falenderoi Presidentin për vlerësimet. Presidenti Rivlin mirëpriti propozimin e Ambasadorit Canaj për një vizitë zyrtare në Shqipëri, vitin e ardhshëm, në kuadër të 25 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Izraelit. /a.g/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama