Ambasadorja Yu Le te shkruajme se bashku melodine e re te miqesise tradicionale kino-shqiptare

-Ambasadorja Jiang Yu përshëndet 66 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve kino-shqiptare-

ambasadorja e kinesTIRANE, 18 Nëntor/ATSH-CRI/- 23 nëntori, shënon 66 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kinës dhe Shqipërisë.

Ambasadorja e Kinës në Shqipëri Jiang Yu uroi 66 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike kino-shqiptare në programin e përbashkët radiofonik të realizuar në këtë përvjetor nga Radio Tirana dhe Radioja Kombëtare e Kinës.

Në urimin e saj, ambasadorja kineze theksoi se në programin e posaçëm, dëgjuesit shqiptarë do të njohin bukurinë e vendlindjes së saj, do të ndiejnë kulturën e larmishme dhe gjithëpërfshirëse kineze me melodi të ndryshme popullore dhe do të mësojnë mbi prirjen e zhvillimit modern të Kinës.

Dëgjuesit kinezë do të ridëgjojnë muzikën e filmave shqiptarë, do të njihen me muzikën popullore dhe do të shijojnë atmosferën moderne të këtij vendi ballkanik.

Ambasadorja Jiang shtoi më tej në urimin e saj se muzika është gjuha e botës.

"Shpresoj që nëpërmjet muzikës të ndërtohet një urë ndërshpirtërore mes popujve të të dy vendeve, të shtohet miqësia dhe njohja e ndërsjellë dhe veçanërisht ajo mes të rinjve. Le të urojmë që marrëdhëniet kino-shqiptare të shfaqin gjallëri dhe energji të re! Le të shkruajmë së bashku melodinë e re të miqësisë tradicionale kino-shqiptare," thekson ambasadorja Yu. /a.g/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama