Ambasadorja Yu ne Berat prezantohet projekti per ndertimin e ByPass-it te qytetit dhe sistemimin e Lumit Osum

e9d0b6d8f20144fc89579011dd117aee BERAT, 21 Tetor/ATSH-CRI/- Ambasadorja e Kinës në Shqipëri, Jiang Yu vizitoi qytetin e Beratit me ftesën e kryetarit të bashkisë, Petrit Sinaj.

Gjatë vizitës, ambasadorja Jiang dhe zoti Sinaj diskutuan mbi projektet e bashkisë.

Në këto aktivitete ishin të pranishëm edhe këshilltari ekonomik i ambasadës së Kinës në Shqipëri Lian Gang dhe përfaqësuesit e kompanisë Sinohidro të Kinës.

Z. Sinaj u shpreh se në Berat ka shumë relikte historike e kulturore, ndër to kalaja, është më e madhja në rajonin e Ballkanit.

"Shpresojmë që ambasada e Kinës mund të ndërtojë një urë për bashkëpunimin miqësor mes Beratit dhe qyteteve të lashta kineze, për të shtuar më tej shkëmbime mes Shqipërisë dhe Kinës," tha Sinaj.12112189_982175065159245_2237774685884701603_n

Ai u shpreh gjithashtu se bashkia e Beratit i mirëpret kompanitë kineze të marrin pjesë aktivisht në ndërtimin e infrastrukturave të këtij qyteti dhe të nxisin zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Ambasadorja Jiang tha se marrëdhëniet midis Kinës e Shqipërisë kanë hyrë në fazën e re të zhvillimit dhe përspektiva është e gjerë.

Pala kineze dëshiron me qarqet e ndryshme shqiptare të bëjë përpjekje konkrete për nxitjen e zhvillimit të gjithanshëm të marrëdhënieve të dy vendeve.

Ambasada e Kinës në Shqipëri dëshiron të forcojë shkëmbimet midis krahinave të dy vendeve për t'i ofruar energji zhvillimit të marrëdhënieve të dy vendeve.

12107130_982175578492527_2690832081627698940_nJiang u shpreh se Shqipëria ka tre trashëgimi kulturore botërore të UNESKO-së, në të cilat më e njohur është që qëndra historike e Beratit dhe e Gjirokastrës.

Pala kineze mirëpriti që pala shqiptare të shfaqë epërsinë e vetë dhe të forcojë bashkëpunimin në nivelin dypalësh midis Kinës e Shqipërisë dhe në kornizën "16+1".

Jiang u shpreh gjithashtu se Berati është zonë e rëndësishme e prodhimeve bujqësore të Shqipërisë.
Ajo apeloi që ndërmarrjet përkatëse të Beratit të marrin pjesë në Ekspozitën e investimeve dhe të tregtisë Kina-vendet e Evropës Qendrore e Lindore që organizohet çdo vjet në Ningbo të Kinës.berat1

Duke folur mbi bashkëpunimin në projektet infrastrukturore, ambasadorja Jiang theksoi se kompanitë kineze kanë epërsi në ndërtimin e infrastrukturës me teknologji të përparuar dhe platforma të gjëra financimi.

Një pjesë e rëndësishme e takimit ishte diskutimi mbi projektin e përgatitur nga Kompania Kineze Sinohydro '' Ndërtimi i ByPass-it të Beratit dhe sistemimi i Lumit Osum'', ku palët shprehën mbështetjen për t'a çuar para këtë projekt, me ndihmën e Qeverisë Shqiptare.

berat4Projekti eleminon trafikun e rëndë në qytet dhe zgjidh problemin e përmbytjeve të Lumit Osum.

Gjatë vizitës, kryebashkiaku Sinaj e shoqëroi ambasadoren Jiang në Kalanë e Beratit, muzeun Onufri, si dhe prezantoi përpjekjet e qytetit në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Pas vizitës, ambasadorja Jiang dhe zoti Sinaj biseduan me gazetarët e mediave vendore./a.gegvataj/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama