Bashkë me të dashurin e saj 7 vjet më të ri, basketbollistin Terrens Ros, supermodelja Amber Rose është shfrenuar në një festë në Atlanta të shtetit Xhorxhia.
Të dy e kishin të pamundur t'ia hiqnin duart nga trupi njëri-tjetrit, duke shijuar në maksimum dashurinë e tyre. Divorci me ish-burrin e saj, reperin Uiz Kalifa, duket se ka marrë fund. Ish-ylli i striptizmit po shijon jetën siç duhet përkrah basketbollistit amerikan, Ros.
Ajo i ka kushtuar rëndësi të madhe vetes, duke veshur një fustan të verdhë. Amber është shfaqur me flokë të gjatë, ndërsa Terrens nuk e ka pasur fare problem t'i kapë të pasmet të dashurës së tij dhe ta puthë në çdo moment. Në momentet e nxehta, modelja nuk ka hezituar të bëjë edhe "selfie".