Ambientalisti qe lejoi te gelltitet nga anakonda Isha i shqetesuar per gjarprin

Ambientalisti qe lejoi te gelltitet nga anakonda: Isha i shqetesuar per gjarprin

Ambientalisti amerikan i cili lejoi veten të gëlltitet nga anakonda për një dokumentar televiziv të Discovery Channel tregon arsyet që e nxitën të ndërmerrte këtë rrisk. Jo vetëm kaq, Paul Rosolie tregon dhe se ajo që e stresonte më shumë nuk ishte vetja e tij por anakonda.

“Nuk doja të stresoja gjarprin. Doja që të sigurohesha që kostumi ishte i lëmuar dhe gjarpri nuk do të lëndohej” thotë Rosolie.

Vërtet nuk isha fare I frikësuar. E kishim provuar dhe më parë kostumin dhe kishim punuar me ekspertë prandaj e dija që isha i sigurtë brenda në të. Doja të bëja diçka që vërtet do i shokonte njerëzit” ka thënë Rosolie për New York Post. Ajo që dua të bëj me këtë është për tu treguar se çfarë vërtet ndodh në Amazonë” Dokumentari ku Paul Rosolie do të gëlltitet Live nga Anakonda do të transmetohet më 7 dhjetor në Discovery Channel.

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama