Amerika nxjerr “te jashteligjshme” domaten

Amerika nxjerr “të jashtëligjshme” domaten
Departamenti Amerikan i Bujqësisë dhe Ushqimeve ndalon përdorimin e domateve deri në një urdhëresë të dytë prej tij. Prej disa ditësh domatja pothuajse ka dalë jashtë tregut amerikan.
Ajo u hoq edhe nga ushqimet e përditshme në pjesën më të madhe të restoranteve të njohuara “McDonald's” dhe “Burger King”, si dhe nga disa supermarkete e markete amerikane. Një lloj bakteri, i njohur nga mjeksia me emrin "Salmonela", i cili konstatohet se solli vdekjen e një njeriu ka shqetësuar qeverinë amerikane.

Qeveria amerikane po bën analizat nëse vërtet ky bakter është vdekjeprurës, dhe nëse me të vërtetë domatet janë të infektuara nga mikrobi. Qeveria amerikane, Departamenti i Shëndetësië, vendosi një kontroll në 17 shtete, dhe konsistoi se mëse 200 persona janë prekur nga ky infektim, me bakterin "Salmonela".

Është i njëjti bakter (Salmonela), i cili u shfaq më edhe në vitin 1993 te spinaqi në SHBA dhe shkaktoi vdekjen e katër fëmijëve.
 
Nga : Gazeta Albnaia

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama