Amnesty Rracizmi dhe mosndeshkimi i zakonshem ne policine greke

Amnesty: Rracizmi dhe mosndeshkimi, i zakonshem ne policine greke

Amnesty International ka publikuar një raport ku thekson se “në policinë greke ka zënë vend prej kohësh kultura e mosndëshkimit, racizmit dhe e dhunës” duke u nisur nga vrasja e Ilia Karelit.

“Në fund të marsit 2014, policia në burgun Nigrita rrahu për vdekje një të burgosur në qeli. Autopsia zbuloi se ishte rrahur keqazi në shputat e këmbës dhe në gjoks. Kishte djegie edhe në duar”, lexohet në raportin e AI.

Ilia Kareli, i dënuar me 29 vjet burg, vuante dënimin e tij në burgun e Malandrinos. Në mesditën e 25 marsit, kur mësoi se përsëri i ishte refuzuar leja disaditore, iu hodh përsipër një gardiani duke bërtitur: “Nuk më lejoni të shkoj të shoh nënën time. Do ja marr jetën njërit prej jush”. Në vazhdim e ka qëlluar tre herë me thikë artizanale, duke i prerë fytin.

Gjithashtu, Amnisty International publikon se pas një hetimi që ka bërë në lidhje me policinë greke, “në tre vitet e fundit ka pasur një shkallëzim dramatik të sulmeve me sfond racist”.

Sipas AI, policia greke ka ushtruar forcë të tepruar ndaj protestuesve gjatë trazirave dhe keqtrajton emigrantët.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama