Ai dhe Elsa flasin nga pak sa herë takohen gjatë vizitave të tyre me bashkëshortet në burg, duke i ofruar njëri-tjetrit afeksion dhe ngushëllim për humbjet në jetët e tyre. Por krejt papritur një Amnisti dhe bashkëshortët e tyre janë të lirë jashtë hekurave të burgut. Edhe në filmin e tij të parë regjisori Bujar Alimani demonstron një dorë të sigurt, duke gjetur kohën e duhur për të gjitha goditjet e sakta, prandaj ato janë lirike dhe medituese, në vend që të jenë të ngadalta apo të shurdhëta. Ata e tërheqin shikuesin me atë që është relativisht narrative e thjeshtë, por që çdo skenë ka potencial të madh për zhvillime të reja. Imagjinoni interesat e një njeriu që i përket klasën punëtore, mbi një lavaman kuzhine, me familjen e tij, marrëdhëniet dhe jetën e tij të përditshme; Amnistia ofron situata të ngjashme dramatike, vetëm se ato zhvillohen me qetësi të madhe dhe fakti që ato kanë lëvizur është rezultati.
Emocionet nuk shprehen këtu përmes të bërtiturave; ato mund të shprehen në këtë film fort vetëm përmes shprehjes së fytyrës apo një gjesti të vogël. Janë aktorët të cilët luajnë Elsën dhe Shpëtimin, të cilët kanë mundësinë më të madhe të tregojnë talentin e tyre në këtë skenë, ku regjisori Alimani na surprizon me vendimin për të mos i treguar kurrë fytyrat e bashkëshortëve të tyre, si për të reflektuar mungesën e tyre në lidhje. Një mendim i veçantë duhet thënë për aktoren që luan nusen: Mirela Naska, e cila debutimin e saj e ka me filmin e serbit Goran Paskaljeviç, “Honeymoons”, ku luan një rol të ngjashëm edhe te filmi i Alimanit atë të nuses së re. Me ëmbëlsinë dhe vulnerabilitetin që e karakterizon portretin e saj, duket se ajo është veçanërisht e përshtatshme për të luajtur karaktere të tilla, ku dhe vetëm me fytyrën e saj ajo do të kishte arritur t’i hipnotizonte të gjithë në kohën e kinemasë pa zë. Realizimi i filmit “Amnistia” nuk është vetëm një interes dramatik; ky film i ofron audiencës një copë jete nga Shqipëria.
Edhe pse unë kurrë nuk kam qenë në Shqipëri mund ta imagjinoj se kjo është jeta që bëjnë shumë prej tyre; rrugët prej kalldrëmi; shtëpi të vogla, ku nuk zë më shumë se dy shtretër, kuzhinë e thjeshtë dhe pak para për të mbushur dollapët. Keq për të gjithë, ku nuk ka një perspektivë më të mirë për të ardhmen. Filmi hapet me Elsën, e cila po mbledh tepricat e parave të saj nga fabrika e tekstileve. Dita kur anëtarësimi në Bashkimin Europian do të sjellë prosperitet duket e largët. Efektivisht është i njëjti dëshpërim që çon në burg bashkëshortët respektivë, duke i detyruar ata të vënë fatin në lojë kumari, brenda dhe jashtë rregullave, vetëm e vetëm për të gjetur paratë për të mbijetuar ose për të përmirësuar gjendjen e tyre shoqërore. Edhe bashkëshorti i nuses së re (që u martuan në burg) efektivisht gjendet në burg për shkak të parave; ai gjendet aty për shkak të një krimi për pasion, kur prindërit e të dashurës së tij e detyruan këtë të fundit të martohej me një emigrant në Itali, thjesht për para. Aftësia e Alimanit si regjisor qëndron në faktin se kjo gjendje shtypëse e personazheve nuk jep përvojën e një kinematografie të zezë për publikun. Publiku do t’i simpatizojë karakteret.
Do të donte të ndante me ta shqetësimet dhe dhimbjen, por ata gjithashtu do të donin të ndanin me ta gëzimet dhe kënaqësitë e një jete të thjeshtë; marrëdhënien e veçantë të Elsës me fëmijët e saj; pirjen e një kafeje, bisedat me një mik, apo ngrënien e një vakti me kolegët. Filmi është realist; nëse të vjen një rast i mirë përqafoje, për të balancuar të keqen, dhe njerëzit të ndiejnë komfortin në realitete të ashpra.