Sipas një analize të publikuar sot nga “Stratfor”, Shqipëria dhe Kosova e kanë të pamundur bashkimin. Sipas “Stratfor” - i cili vlerëson se shqiptarët Shqipërinë e Madhe e shohin jo si projekt, por si simbol të solidaritetit me shqiptarët e tjerë që ndodhen jashtë territorit të Shqipërisë – Kosova përbën një barrë të rëndë për Shqipërinë, për shkak se ka papunësi të madhe dhe ekonomi të rrënuar.
Nëse Shqipëria do të bashkohej me Kosovën sot, do të kishte trazira sociale, që më shumë do ta dëmtonin Shqipërinë se çdo vend tjetër. Gjithashtu, bashkimi do të sillte tensione etnike në Kosovë, dhe Shqipëria, duke qenë vend homogjen, nuk ka eksperiencën e duhur për t’u përballur me trazirat etnike.