Analiza/ Austria e Vjenes vlen 3 here me shume se skuadra e Kukesit

Analiza/ Austria e Vjenës vlen 3 herë më shumë se skuadra e Kukësit

Austria e Vjenës është një skuadër me shumë traditë në futbollin austriak, por edhe në atë europian. Ekipi është themeluar në vitin 1911 (105 vite më parë) dhe nga ajo kohë deri tani ka njohur shumë suksese në kampionatin vendës.

Austria e Vjenës

Austria e Vjenës

Ky ekip ka fituar 24 herë kampionatin dhe 27 herë kupën, edhe pse vitet e fundit e ka humbur shkëlqimin. Historiku në Europë - Skuadra e drejtuar nga Finks është rikthyer të luajë në Europë pas një pauze prej 3 vitesh.

Sezoni i fundit ishte në vitin 2013 kur Austria e Vjenës ishte prezente në grupet e Ligës së Kampionëve dhe luajti me skuadra si Porto, Atletiko e Madridit dhe Zeniti.

Ndërkohë, ekipi i Kukësit gjatë viteve të fundit ka pasur ecuri pozitive në Europë dhe gjithmonë ka kaluar të paktën një tur eliminator. Majën e arriti në sezonin 2013-2014 kur arriti deri në "play off"-in e Ligës së Europës kundër Trabzonsporit.

Vlera e skuadrave - Austria e Vjenës vlen 18.7 milionë euro, ndërsa Kukësi 6,7 milionë euro. Në letër shihet qartë një diferencë e madhe mes të dyja skuadrave, por në fakt do të jetë fusha e lojës që do të tregojë nëse Austria e Vjenës është kaq e fortë.

Lojtari më i kushtueshëm në radhët e ekipit violë është Rafael Holzauser me 2 milionë euro, ndërsa te Kukësi aktualisht është Liridon Latifi i huazuar nga Skënderbeu. Kartoni i tij vlerësohet 675 mijë euro.

Precedentët - Më parë Kukësi dhe Austria e Vjenës nuk kanë pasur kurrë mundësi të përballen në kompeticione të rëndësishme, ndërsa austriakët kanë rivalizuar të tjera ekipe shqiptare. Në historikun e prezencave të tyre në Europë vihet re që kanë luajtur me 3 klube shqiptare si Vllaznia, Dinamo dhe Partizani.

Në vitin 1971-1972, Austria e Vjenës është përballur me Dinamon. Një ndeshje e ka fituar 1-0 dhe një tjetër ka përfunduar në barazim. Shatë vite më vonë ka luajtur me Vllazninë dhe ka arritur t'i fitojë të dyja sfidat.

Në sezonin 1981-1982 është përballur me Partizanin në turin e parë të Ligës së Kampionëve dhe ka arritur të triumfojë. Në 3 precedentë ndaj shqiptarëve ata i kanë fituar të gjitha, ndërsa Kukësi ka shansin e artë për të thyer tabunë.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama