Analiza/ Hafizi Nje lojtar si Cana nuk mund te ndeshkohej ashtu

Analiza/ Hafizi: Një lojtar si Cana, nuk mund të ndëshkohej ashtu

Në analizën e tij, ish-kreu i pankinës kuqezi ka deklaruar se Shqipëria nuk mund të penalizohej nga një lojtar si Cana. Për Astrit Hafizin, kapiteni kuqezi duhet ta kishte zgjidhur më mirë situatën e krijuar.

Hafizi"Cana është një lojtar me shumë eksperiencë dhe nuk duhet të merrte një ndëshkim të tillë. Në gjykimin tim, duhet ta kishte administruar më mirë ndeshjen dhe në të dy ndërhyrjet, mund të kishte zgjedhur një tjetër veprim", është shprehur Astrit Hafizi gjatë komentit të tij pas ndeshjes në "Supersport".

Kapiteni i Kombëtares u ndëshkua me karton të verdhë për një ndërhyrje në mesin e fushës, ndërkohë që mori kartonin e dytë të verdhë pas një prekjeje të topit me dorë në kufijtë e zonës, pasi Seferoviç po i drejtohej i vetëm zonës.

Fillimisht ndaj kapitenit kuqezi ka një ndërhyrje nga sulmuesi helvet, mirëpo gjyqtari nuk e konsideron të tillë dhe lejon vijimin e lojës. Më pas, Cana prek topin me dorë dhe për të është kartoni i dytë i verdhë që e nxjerr nga fusha e lojës vetëm pas 36 minutave të zhvilluara në finalet e një Europiani.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama