Anceloti Itali ske lojtare qe te ndalosh Iniesten e Busketsin!

Ançeloti: Itali, ske lojtarë që të ndalosh Iniestën e Busketsin!

Karlo Ançeloti, në rubrikën e tij të përditshme për londinezen "Daily Telegraph", ku analizon ndeshjet e këtij Europiani, por jo vetëm, i jep një paralajmërim të fortë Antonio Kontes. Për trajnerin e Bajernit të Mynihut, Italia do ta ketë shumë të vështirë që të arrijë të kualifikohet për në çerekfinalet e "Euro 2016", përballë Spanjës, kampionia në fuqi.

1b3cbf43128b848a91b088d7552f2aa6-37784-1382562606

"Rreziku kryesor për italianët do të jetë Alvaro Morata, i cili ka treguar ndër vite, por mbi të gjitha në këtë turne, se di të shënojë gola. Di të jetë cinik dhe vdekjeprurës. Sa më shumë që e shoh në fushë, aq më tepër gjej ngjashmëri mes tij dhe Robert Levandovskit. Ka të njëjtat lëvizje në zonë, por edhe Spanja nuk ngurron që ta shërbejë edhe në zona shumë të mbyllura dhe ai sërish është shumë efektiv".

Por Karlo Ançeloti e shtyn edhe më tej analizën e tij duke nënvizuar se të mbrohesh, të bazohesh te katenaço e vjetër nuk është turp për të pritur shansin që mund t'i jepet Italisë për të tentuar golin, sepse pavarësisht cilë- sisë, kjo nuk është Spanja që tronditi "axurrët" në finalen e Europianit 2012.

"Sfida mes Italisë dhe Spanjës do të jetë shumë e ashpër për të dy ekipet. Spanja, edhe pse ka shumë cilësi brenda saj, nuk është më ajo skuadër e katër viteve më parë, madje luan në mënyrë më kuadrate, më pak fantazi, por ka sërish elemente që mund të bëjnë diferencën në çdo sekondë. Nëse Italia kërkon t'i surprizojë, atëherë duhet të shtrëngohet fort në mbrojtje. Nuk është turp që ta presësh Spanjën, madje, ata duhet të bazohen te mbrojtja e tyre solide.

Problemi më i madh i kombëtares së Antonio Kontes nuk është sulmi, mesfusha, është fakti që ata nuk kanë lojtarë në dispozicion që të mund të frenojnë dy futbollistë si Andres Iniesta dhe Serxho Buskets. Nga këta të dy kalojnë të gjitha aksionet e Spanjës. Edhe pse Italia vrapon shumë, duhen lojtarë që të kenë ritmin dhe klasin e dy spanjollëve për t'i markuar dhe aktualisht nuk shoh asnjë në këtë standard. Mirëpo, e ritheksoj, kjo Spanjë është shumë më pak agresive në lojën e saj sesa katër vite më parë, prandaj Italia nuk duhet të niset e humbur, por duhet të luftojë fort".



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama