Njeriu, i cili u dënua për vrasjen e 77 personave në sulmet e Norvegjisë në vitin 2011, është regjistruar në Universitetin e Oslos, për të studiuar Shkenca Politike, Anders Behring Breivik, i cili po vuan një dënim 21-vjeçar, nuk është pranuar për një program të plotë, por do të studiojë vetëm disa tema. 34-vjeçari do të studiojë në burgun e sigurisë së lartë, ku vuan dënimin, dhe nuk do të ketë kontakt të drejtpërdrejtë me personelin universitar.
Ekstremisti Breivik kreu mizoritë e tij më 22 korrik 2011. Ai vendosi një bombë jashtë ndërtesës së qeverisë në Oslo, përpara se të shkonte në ishullin Utoja, ku qëlloi për vdekje studentë në një kamp rinor të Partisë Laburiste norvegjeze. Shumë prej viktimave ishin adoleshentë.