Andrea Anjeli nuk kursehet urdheron sulmin per Higuainin

Andrea Anjeli nuk kursehet, urdhëron sulmin për Higuainin

Juventusi është i bindur se sivjet mund të jetë viti i duhur për të fituar Ligën e Kampioneve.

123956066-71b0efd1-073d-45e5-a463-cad1bd08302bDhe duke parë merkaton e tyre, me afrime si Daniel Alvesh nga Barcelona, Miralem Pjaniç nga Roma, Mehdi Benatia nga Bajerni i Mynihut, por ndërkohë presin edhe Marko Pjacan nga Dinamo e Zagrebit, pa dyshim që skuadrës së Masimiliano Alegrit i mungon vetëm një bomber i frikshëm për të frikësuar favoritet për turneun më të rëndësishëm në Europë për klube.

Presidenti Andrea Anjeli, duke parë edhe fitimet e klubit që po vijnë në rritje, nuk kërkon të kursehet sivjet, por duket se ka urdhëruar edhe sulmin ndaj Gonzalo Higuainit.

Ky i fundit i ka nënvizuar Napolit se nuk kërkon të rinovojë, por në të njëjtën kohë i ka dhënë edhe një sinjal se kërkon të provojë një eksperiencë tjetër.

Kaq ka mjaftuar që Juventusi dhe presidenti i tyre të hapin thesin. Ikën apo nuk ikën Pol Pogba, kjo është diçka që duhet parë dhe nuk hyn fare në këtë çështje. Sepse Anjeli, duke parë 30 milionët e ardhura nga Morata, por edhe 30 milionë eurot e tjera që pritet të sjellë Zaza (është gati të firmosë me Volfsburgun), të gjitha këto parà ai është gati që t'i investojë për argjentinasin.

Duke qenë se prej më shumë se dy javësh Juventusi dhe Napoli po punojnë për të transferuar nga Torino në "San Paolo" Roberto Perejran, për 20 milionë euro, bardhezinjtë kanë menduar që t'ia "falin" Napolit mesfushorin e tyre dhe t'i shtojnë shifrës së kartonit të tij edhe 60 milionë, për të arritur te Gonzalo Higuain, për një total prej 80 milionë eurosh.

Dhe, ndonëse shumë klube të mëdha e ëndërrojnë kryegolashënuesin e sezonit të kaluar, oferta e "Zonjës së Vjetër" është pa dyshim më e larta që ka ardhur në drejtim të presidentit Aurelio De Laurentis, i cili këmbëngul se për Higuainin, ai që e do, duhet të paguajë klauzolën e tij, 94.7 milionë euro.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama