Njëra nga fotot tregon skeletin e një vajze merren me këtë problem në Butrint kanë mundur të dokumentojnë mungesë të vitaminës C në trupin e kësaj të reje të varrosur në Butrint. Përveç kësaj rezulton që e reja të ketë vuajtur edhe nga kequshqyerja.
Një foto tjetër i përket një djaloshi adoleshent jo më shumë se 12-14 vjeç. Sistemiimunitar i djalit fatkeq rezulton të ketë qenë mjaft i dobët në momentin e vdekjes. Ai vuante nga turbekulozi.
Studiuesit në Butrint e kanë të vështirë të përcaktojnë nëse trupi i tij ka qenë i ekspozuar ndaj sëmundjeve infektive për shkat të mungesës së dietës së pasur ushqimore, apo për shkak të infeksionit. Gjatë periushës romake është fakt i njohur që turbekulozi gjendej në produktet e qumështit, sidomos të qumështit të lopës.
Fotoja e tretë paraqet varrin e tre personave të rritur, dy burra të moshës përkatësisht 25-30 vjeç dhe 40 vjeç, si dhe një femër 25 vjeç. Edhe gruaja këtu tregon të dhëna të qarta të mungesës së dietës së pasur ushqimore dhe anemisë, gjë që mund të ketë shkaktuar vdekjen e saj.
Varret studiohen nga profesori që u morr me viktimat e 11 shtatorit në SHBA
Të gjitha këto të dhëna vijnë nga lagja romake e Butrintit, në Fushën e Vrinës, ku vitet e fundit një grup arkeologësh nga Fondacioni Trashëgimia Shqiptare në bashkëpunim me Parkun Arkeologjik të Butrint dhe Institutin e Arkeologjisë kanë gërmuar dhe vazhdojnë të gërmojnë çdo vit, pikërisht në zonën e ashtuquajtur dikur nga arkeologët shqiptarë Nekropoli Romak.
Gërmimi i strukturës funerare e quajtur mauzoleum, paraqitur më poshtë në formën e një rikonstruksioni tredimensional, nxori në dritë 13 varre me 24 individë, disa të ruajtur në gjëndje shumë të mirë, ndërsa disa të tjerë tërësisht të shkatërruar për shkak se kjo zonë gjatë viteve 60 ka qenë pluguar për përdorim bujqësor.
Sot, kjo lagje e Butrintit romak, ndodhet brenda Parkut të Butrintit dhe interesi për studime sidomos vitet e fundit është rritur mjaft. Përveç strukturave arkeologjike dhe urbanistrikës së zonës, përdorimit të tokës e shumë pyetjeve të tjera që arkeologët kanë ngritur, një vëmendje e veçantë i është kushtuar të dhënave për popullsinë.
Kush ka banuar atje? Kanë qenë romakë ata njerëz, apo vendas? Kanë qenë skllevër apo pjesëtarë të kastës së lartë të aristrokracisë romake? "Materiali arkeologjik shpesh nuk është i mjaftueshëm për pyetjet e mësipërme, prandaj arkeologët u drejtohen antropologëve", thotë për gazetën drejtuesja e gërmimeve në Fushën e Vrinës, arkeologia Valbona Hysa.
Falë Prof. Thomas Crist nga "Utica College" në Nju Jork, i cili së bashku me studentët e këtij universiteti vijnë çdo vit në Butrint, është bërë bërë i mundur studimi i këtij materiali kockor. Të dhëna si mosha, seksi, shkaku i vdekjes, sëmundje, deformime e të tjerë janë përcaktuar nga studiuesi.
Deri tani, asnjë prej skeleteve nuk i përket një të moshuari që mund të konsiderohet si i tillë në ditët e sotme. Skeleti me moshë më të madhe është gjetur deri në 50 vjeç. Një tjetër fakt interesant që ka dalë në dritë është sëmundja e anemisë dhe sëmundjeve infektive në një pjesë të mirë të këtyre skeleteve (edhe pse ka dhjetëra lloje anemish) që nga periudha romake.
Hysa ka arritur të mbledhë të dhëna se kjo sëmundje, në fakt, ka qenë e përhapur në masë deri vonë në këtë zonë të Shqipërisë. Mos kemi të bëjmë me të njëjtën popullsi që ka trashëguar edhe këtë karakteristikë? Kolegu i saj Prof. Thomas Crist mendon se për ti dhënë përgjigje kësaj pyetje dhe pyetjeve të mësipërme, nëse janë popullsi vendase apo e ardhur, nëse janë e njëjta popullsi që ka vazhuar edhe sot apo janë të ardhur duhet t'i drejtohemi një laboratori për Analizat e ADN.
Kjo analizë në fakt jep përgjigje për shumë pyetje. Fatkeqësisht, në Shqipëri ende nuk ekziston një laborator i tillë për ekzaminimin e ADN së skeleteve antike. "Për këtë duhet të drejtohemi laboratorëve jashtë Shqipërisë që janë jo pak të kushtueshëm. Kështu që pyetja jonë ngelet ende pa përgjigje", thotë Hysa.
Eksperti i Kullave të 11 Shtatorit, në Butrint
Dr. Thomas A. Crist, një antropolog amerikan, profesor në Kolegjin e Utikës, u dërgua dy herë në Neë York për të identifikuar viktimat e sulmeve të 11 shtatorit në Kullat Binjake. Ai është një ndër antropologët më në zë sot në SHBA, autor i kërkimeve laboratorike të eshtrave të një varri mbi 400 vjeçar, të zbuluar në një qytezë amerikane pak vjet më parë, eshtra që rezultuan se kanë qenë të një prej më të parëve europianë që shkeli në Amerikë.
I njëjti profesor po studion edhe eshtrat në Butrint. "Puna ime e parë filloi në 11 tetor 2001, ekzaktësisht një muaj mbas saj dite fatale", kujton profesori i njohur. Ai ishte caktuar të punonte në turnin e natës në vendin e grumbullimit të mbetjeve "Flesh Kills" në Ishullin Stalen.
"Detyra ime kryesore ishte të bëja dallimin midis mbetjeve humane nga ato të materialeve jo-humane në grumbullimet inerte të cilat ishin sjellë nga Manhattan në vendin e grumbullimit", tregon Crist. Ai punoi në "Fresh Kills" për tre vjet, ndërsa bashkëshortja e tij, Dr. Molly H. Crist e zëvendësoi në fakultet, në kursin e anatomisë.
"Unë u ktheva në New York në Janarin e 2007-ës dhe u pozicionova në Zyrën e Egzaminimit Mjeksor në Manhattan ku detyra ime kryesore ishte të konfirmoja nëse materialet e derguara aty nga pika e grumbullimit "Fresh kils" ishin mbetje humane ose jo", thotë ai.