Por autoritetet e bashkisë zbuluan se ku banonte, i bënë publik emrin dhe i dërguan në shtëpi faturën e gjobës prej 75 paundësh. Ata thonë se gjoba e tij shkon deri në 2500 paund nëse shkon në gjykatë, por zoti Richards nga Boston, preferoi t’i dorëzojë tre të katërtat e pensionit javor për të paguar gjobën prej 75 paundësh. Ai thotë: “Kjo është qesharake. Nuk kam hedhur asgjë në tokë gjatë gjithë jetës sime. Jetoj në një shtëpi të vogël dhe nuk ka kuptim ta mbash ushqimin e prishur në ambientet e shtëpisë dhe të presësh sa të vijë makina e grumbullimit”. Zëdhënësi i Këshillit thotë: “Koshat publikë duhen t’i përdorin të gjithë. Nëse ata mbushen vazhdimisht nga të njëjtat persona atëherë ata bëhen problem”.
T. O. : Gazeta TirqanaObserver