Angli humbasin dosjet e 130 mije krimineleve
- Botuar: 17 vite më parë
- Shkruar nga:
Anglia ka humbur dosjet 84 mijë të burgosurve në një kohë që janë zhdukur edhe të dhënat në lidhje me 40 mijë keqbërës të tjerë të kërkuar nga policia. Skandale të tilla në Angli kanë ndodhur edhe më parë, ku qeveria humbi të dhënat për 25 milionë banorë që merrnin ndihmë sociale. Qeveria britanike ka njoftuar se një kontraktuesi privat që punon për Ministrinë e Brendshme, The Home Office, i ka humbur një regjistër kompjuterik që mbante të dhënat e të 84 mijë të burgosurve në Angli dhe Uells.
Në mikroçipin e humbur kishte informacione edhe për 40 mijë keqbërës të tjerë dhe persona të dyshimtë. Të gjitha informacionet ishin marrë nga të dhënat kombëtare kompjuterike që mbante policia. Njoftimi i qeverisë bën të ditur se të dhënat nuk ishin të shifruara. Ky është incidenti më i fundit në një varg humbjesh të tilla të të dhënave nga departamente të ndryshme të qeverisë britanike. Në nëntor të vitit të kaluar, zyrtarët pranuan se kishin humbur të dhënat konfidenciale të 25 milionë britanikëve që marrin ndihma sociale për fëmijët. Ndërsa para një muaji, Ministria e Mbrojtjes njoftoi se, që prej vitit 2004, punonjësve të saj u kishin humbur apo u ishin vjedhur mbi 700 kompjutera portativë.