Një video tronditëse. David Holmes, anglez, 38 vjeç, fluturon mbi “Yamaha”-n e tij FJR1300 me thuajse 160 km/h në një rrugë fshati në Norfolk, në Britaninë e Madhe. Parakalon disa makina, kur, në mënyrë të papritur, një makinë i shfaqet në të djathtë. Është shumë vonë. Për motoçiklistin është e pamundur të frenojë tashmë.
Motori i tij fluturon mbi makinën që i doli përballë , shembet në tokë në anë të rrugës dhe vdes menjëherë. Pas më shumë se një viti nga aksidenti i tmerrshëm, familja e viktimës dhe policia kanë publikuar imazhet e regjistruara nga video-kamera e montuar në skafandër. “Shpresojmë që të mund të shërbejë për të shpëtuar jetë”, – thotë mamaja e Holmes.