Angli zbulohet ditari qe tregon se Hitleri ka pasur nje djale

Angli, zbulohet ditari qe tregon se Hitleri ka pasur nje djale
Jean-Marie Loret, njeriu që prej vitesh ka luftuar për tu njohur si djali i Adolf Hitler, mund të ketë gjetur një “aleat”. 72-vjeçari anglez Alan Ëilkes ka rrëfyer se kohët e fundit ka gjetur në çatinë e shtëpisë së tij ditarin e vjetër të të atit, ish-ushtar i ushtrisë britanike. I ati i tij, Ëilkes Senior, ka qenë ndër ushtarët e parë që ka zbarkuar në Normadi. Në 30 shtator të vitit 1944 ai ndodhej ende në Veri të Francës kur ka shkruar se: “Sot ishte një ditë vërtetë interesante. Kam vizituar shtëpinë ku Hitleri ka qëndruar gjatë luftimeve të fundit dhe kam takuar gruan që pati një fëmijë nga ai”. Jean-Marie Loret pretendon se ka lindur pas një marrëdhënieje, që e ëma ka pasur ndërmjet viteve 1914-1918 me Hitlerin, kur Fuhrer ishte rekrutuar si kapiten i ushtrisë gjermane.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama