UPDATE/ Daniel Starrixh do të mbahet mend gjatë për Anglinë në finalet e këtij europiani. Goli i tij në minutën e dytë shtesë i dha fitoren "Tre luanëve" në përballjen ndaj Uellsit.
Kur dukej se ndeshja do të përfundonte me rezultatin 1-1, Starrixh shënoi në minutën e 90+2´ duke përmbysu gjithçka në Lens të Francës.
Me këtë fitore Anglia kap përkohësisht kreun e Grupit B me 4 pikë, e ndjekur nga Sllovakia dhe Uellsi me nga tri pikë.
Anglia barazoi rezultatin në fillimin e pjesës së dytë të takimit kundër Uellsit, të vlefshëm për Grupin B në Euro 2016. Autor i goli ishte zëvendësuesi Xheimi Vardi, i cili përfitoi nga një pasim mbrapa i Uilliams, duke i shpëtuar pozicionit jashtë loje.
Uellsi kishte kaluar në avantazh në fundin e pjesës së parë falë një goditje dënimi të Garet Beil.