Të paktën këtë përshtypje ka lënë, ndërsa nuk e kemi gjetur si protagoniste në lokale të ndryshme me muzikë live, në Tiranë apo edhe jashtë saj. Sepse, fundi i stinës së nxehtë do të shënojë daljen albumit të parë të Anjezës.
Ajo është duke punuar prej një kohe të gjatë, ndaj vëmendjen kryesore e ka përqendruar aty. Mësojmë se pjesë e këtij albumi janë krijime të reja, të cilat vijnë si bashkëpunime me emra të njohur kompozitorësh dhe autorësh tekstesh.
Mësojmë gjithashtu se njëra prej këngëve të këtij albumi do të shoqërohet edhe me videoklip, xhirimet për të cilin tashmë kanë nisur.
Nga : Gazeta Koha Jone