Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare ka vendosur në qendër të akuzave At Nikolla Markun e Elbasanit. Pas përplasjes që patën për çështjen e vendosjes së shtatores së Fan Nolit e cila u vendos në Elbasan, KOASH akuzoi Nikolla Markun se ka uzurpuar ilegalisht kishën e Shën Mërisë.
Konkretisht zëdhënësi i Kishës Ortodokse, Thoma Dhima në një deklaratë në faqen e tij në “Facebook” bën krahasimin e kishës së Elbasanit me incidentin e Përmetit duke thënë se shteti po vepron kundër ligjit duke mos zbatuar vendimet e gjykatës dhe se Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare është e diskriminuar.