“Ajo me Stefanon ishte një lidhje e fortë. Por, nëse sheh mbrapa, nuk mund të shkosh përpara. Njerëzit ndryshojnë. Ishte një vendim i menduar mirë, nuk kam dyshime”. Këtë ka deklaruar Anna në revistën “Dona Moderna”, ku ka rrëfyer se tashmë nuk qan për të shkuarën. Qëllimi i jetës, sipas saj, është të lindësh e të riciklohesh.
Pas kësaj vjen edhe deklarata e fortë. “Nuk kam ndërmend të martohem më, e bëra në moshën 33-vjeç, kisha një ekuilibër të mire dhe lidhja ishte destabilizuese”.
Aktorja me karakter të fortë, pranon se është e bezdishme dhe ajo e di mirë këtë gjë. “Nuk është e lehtë për mua të gjej një të dashur, janë të gjithë të frikësuar. Por përfaqësoj gruan e sotme. Jemi të gjitha kështu”- thotë ajo, si për t’u justifikuar.
Pyetjes se nëse në fund të martesës së saj ka pasur dikë pranë që ta ngushëllonte, ajo i përgjigjet kështu: “Kam pasur një histori, pa shumë përfshirje. Të dy palët donim të ndanim mbrëmjet… dhe ka mbaruar muaj më parë”.
Për ish bashkëshortin ajo pranon se ka bërë shumë. Madje, gjatë turneve ka studiuar dhe është laureuar. Por tani është sërish në pistë.
Në gjithë këtë rrëfim, tregon edhe momentin se kur e ngriti kokën lart dhe vendosi të jetojë jetën.
Ka qenë 27 qershor të vitit 2007, në një koncert të Vasco Rosit. “Fillova të këndoj; lumturi, të humba dje dhe sot të gjeta sërish”.
Pas kësaj, tregon se plasi nga të qarët dhe aty arriti të rifitonte lirinë. Ajo këngë, tashmë është motoja e Annës.
Në fund e mbyll duke thënë se nuk është vetëm, përkundrazi. “ndihem e lirë, vendos unë se çfarë duhet të bëj; të gatuaj, të shoh filma apo të takohem me miqtë, që i kam të shumtë. Dëfrejmë bashkë, dëgjojmë muzikë, shëtisim me motor dhe më trajtojnë si Anna, jo si Falchi.
Bruna Prifti : Gazeta Shekulli