Anonymous hackon faqen e CIA
- Botuar: 13 vite më parë
- Shkruar nga:
"CIA TANGO DOWN" lexon një llogari e grupit të hackerave Anonymous në rrjetin shoqëror Twitter. "TANGO DOWN" është një term ushtarake që tregon për eliminimin e suksesshëm të një forcë armiqësore që ka infiltruar në brendi të territorit të sulmuesit.
CIA.gov është mbyllur si faqe të premten pasdite, dhe hakerat Anonymous kanë marrë meritat për këtë sulm të fundit, pjesë e një sërë sulmesh që kanë përfshirë FBI, Foxconn, shtetin e Alabamës, Policinë e Bostonit të Oakland, dhe shumë më tepër.
CIA me shumë mundësi nuk ruan informacione të klasifikuara në faqen e saj publike në internet, por edhe sulmet simbolike si ky vazhdojnë të japin përshtypjen se Anonimous po vazhdon punën e pakontrolluar.
Kohët e fundit ka pasur shumë tensione midis grupeve hackera dhe aktivistë dhe grupeve qeveritare e mbështetësve të veprave si SOPA, PIPA, ACTA e të ngjashme.