Lëvizja “Anonymous” (Anonimët) ka deklaruar se ka vjedhur mijëra numra kartash krediti dhe informacion tjetër personal që u përket klientëve të firmës amerikane “Stratfor”. Si për ironi, “Stratfor”, më bazë në Teksas, siguron analiza politike, ekonomike dhe ushtarake për të ndihmuar klientët që të ulin rreziqet. Një haker tha se qëllimi ishte të merrnin para nga llogaritë e të pasurve dhe t’ua shpërndanin ato njerëzve për Krishtlindje. Disa “viktima” kanë pranuar se në llogaritë e tyre ka pasuar transaksione të paautorizuara të lidhura me kartat e kreditit. Viktimat e kësaj lëvizjeje të “Anonymous” përfshijnë një rang të drejtuesve të “Apple Inc.”, “U.S. Air Force”, “Miami Police Department”, duke siguruar kështu më shumë se 4 mijë numra kartash krediti, fjalëkalime dhe adresa shtëpish. Të gjitha paratë e vjedhura u dhanë për bamirësi dhe një prej kompanive jofitimprurëse që ka marrë para nga Anonimët ishte Kryqi i Kuq.