“Kanë nisur një luftë e vërtetë mes Anonymous, njerëzve dhe qeverisë së SHBA-së”, - pohon narratori në video.
Në këtë video mesazh i kërkohej shkarkimi i një aplikacioni i cili ishte shërbim sulmi dhe rrëfehej se në rast se bashkohej një masë e madhe e popullit atëherë Facebook mund të shkatërrohej, kjo dhe pse rrjeti social ka më shumë se 60 mijë server. Megjithatë menjëherë ka ardhur përgënjeshtrimi i këtij lajmi nga vetë hakerat e Anonymous të cilët në Twitter kanë shkruar: “Again we must say that we will not attack #Facebook! Again the mass media lie” (edhe njëherë na duhet të theksojmë se nuk do të sulmojmë Faceboook).