Anthonys Pier 4 nje shpetimtar per shqiptaret

'Anthony's Pier 4', nje shpetimtar per shqiptaret

Këto janë hapat e fundit në dhomën e ngrënies, me sytë e ngulur në portretet e miqve të famshëm si aktorja Hedy Lamarr dhe Richard Nixon. Nga të gjithë pelegrinët që mbajtën zi për fundin e restorantit Anthony’s Pier 4 në jug të Bostonit, shqiptaro- amerikanët ishin më të mërziturit. Restoranti dhe krijuesi i saj legjendar kanë qenë prej kohësh zemra e këtij komuniteti.

Për gjenerata emigrantësh shqiptarë, Pier 4 ka pasur një domethënie speciale. Aty vendosnin këmbën e parë në jetën amerikanë, aty ishte vendi ku do gjenin punë edhe nëse nuk dinin anglisht apo nuk kishin eksperiencë. Të ishe shqiptar, ishte e mjaftueshme për Anthony Athanas, pronari që praktikisht jetoi në këtë restorant.

“Ne të gjithë duhej ta fillonim diku,” thotë Leo Keka, që ka punuar në Pier 4 për shtatë vite pasi mbërriti këtu në vitin 1990. “Kur erdha në Boston, dëgjova të më thonë: ‘oh, shko tek Anthony. Ai i punëson të gjithë shqiptarët’.”

Të gjithë e dinin këtë: kushërinjtë, hallat dhe miqtë që mirëprisnin të ardhurit në qytet, pastorët në kishën ortodokse shqiptare që dërgonin ushtritë me të përulur, punëtorët në Logan, që mbanin numrin e celularit të restorantit për shqiptarët që vinin dhe kërkonin punë.

Keka ishte mes të parëve nga vala e madhe që po arratisej nga vendi i trazuar ballkanik në fillim të viteve ’90 pas rënies së regjimit represiv komunist dhe dekadave të tëra izolim.

Athanasi kishte mbërritur shumë më herë, duke lundruar këtu në vitin 1915, kur ishte 4 vjeç. Ai nisi që të punonte në restorante në moshën 13 vjeçare, duke pastruar sobat, pritur klientët e deri tek restorantet e tij. Në kulmin e tij, Pier 4 ishte një nga restorantet më të suksesshme në Amerikë. Athanas u bë një legjendë në Boston, një gjysmëperëndi mes shqiptarëve.

“Më kujtohet kur hyra në restorant dhe ai ishte aty i ulur,” thotë Keka. “Ai e dalloi menjëherë që isha shqiptar dhe më thirri”.

Keka, djali i një fermeri, u impresionua nga restoranti gjigand me skulpturat prej druri, peshqirët e bardhë dhe fotot e politikanëve dhe aktorëve të famshëm. Menjëherë u punësua për të pastruar tavolinat, por nuk kishte këpucët e zeza që i duheshin, kështu që Athanasi i gjeti atij një palë, por ishin të vogla dhe ia bënë këmbët gjak. Megjithatë Keka bëri 20 dollarë që natën e parë, mjaftueshëm për të blerë një palë në madhësinë e duhur. Tani ai ishte në rrugën e duhur.

“E gjithë familja ime atje në Shqipëri mbijetonte falë këtij restoranti,” thotë Keka.

Qindra të tjerë e pasuan atë. Për ta, Pier 4 ishte vendi u përplasnin kokën në Amerikë.

“Çdo i sapoardhur shkonte aty, pasi ishte si një universitet,” thotë Agron Gjerasi, një inxhinier që mbërriti në vitin 1993. “Kemi mësuar shumë gjëra aty”.

“Në fund të ditës vinte dhe në pyeste mua, një nga qindra punonjës: ‘a bërë para mjaftueshëm sot,” thotë Eduart Lela, tani menaxher në Herb Chamber, që mbërriti në vitin 1998. “I kishte sytë kudo… Ai më bëri mua një njeri më të mirë”.

Athanas vdiq në vitin 2005, në moshën 93 vjeçare. Gjatë dy javëve të ardhshme, restoranti, i famshëm për 50 vite, do të mbyllet.

Së fundmi, gjithmonë e më pak shqiptarë kanë pasur nevojë për restorantin që të gjejnë punë. Ata që vijnë tani janë më të edukuar dhe me më shumë burime. Por rrjeti mbetet. Keka, që ka në pronësi tani Alban, një restorant të madh në Quincy, ka dëgjuar për disa punonjës të Pier 4 që kërkojnë punë.

Për hir të kohërave të vjetra, Keka shkoi sërish në ish- vendin e tij të punës disa net më parë dhe u ul mes tavolinave që pastronte dikur.

“Ishte shumë pikëlluese,” thotë ai. “Ai vend ka ndryshuar shumë jetë”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama