Antonio Konte ka lënë të kuptohet se mund të kthehet përsëri në drejtimin e Italisë në të ardhmen.
"Djemtë kanë treguar dashuri për fanellën, duke dhënë gjithçka që kishin. Është e drejtë që bilancet t'i bëjnë të tjerët", tha ai vetëm pak minuta pas eliminimit nga Gjermania në çerekfinalet e Euro 2016.
"Jam i lumtur që kam bërë këtë eksperiencë. E ardhmja? Kjo pankinë të dhuron gjithmonë emocione të mëdha, por tani ka pak zhgënjim për këtë eliminim. Më vjen keq sidomos për djemtë, por sigurisht që kjo është vetëm një mirupafshim", tha trajneri i Italisë.