Antonio Konte pergatitet per lufte ndaj Belgjikes

Antonio Konte përgatitet për luftë ndaj Belgjikës

Sot në mbrëmje, në Lion të Francës do luhet kryesfida e grupit E midis Belgjikës dhe Italisë. Antonio Konte kërkon revansh ndaj belgëve, pasi kundërshtarët e sotëm i kanë shkaktuar humbjen e parë trajnerit në krye të "axurrëve" në miqë- soren e datës 13 tetor 2015, e cila përfundoi me rezultatin 3-1. Bilanci i 10 ndeshjeve të fundit për Italinë flet për 6 fitore, 2 barazime dhe po aq humbje. 15 është numri i golave të shënuar nga të kaltrit, ndërsa 12 ai i golave të pësuar.

13435824_10209638406262747_174992009_n

Ndërsa me një mesatare më të mirë udhëton kombëtarja belge, e cila në 10 ndeshjet e fundit ka koleksionuar 8 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje. 24 është numri i golave të realizuar nga skuadra e Mark Vilmots, ndërsa 15 është i golave të pësuar. Dy ekipet janë përballur 21 herë midis tyre gjatë historisë, në takime zyrtare dhe miqësore. Bilanci flet në favor të përfaqësueses italiane, e cila numëron 13 fitore, 3 humbje dhe 5 barazime.

Zgjedhjet

Trajneri i katër herë kampionëve të botës duket se i ka shuar të gjithë dyshimet për sa i përket formacionit që do të zbresë sot në fushë kundër Belgjikës. Ishtrajneri i Juventusit do t'i besojë modulit të tij të preferuar 3-5-2 me kapitenin Xhanluixhi Bufon në portë dhe "bllokun" e Juventusit përpara tij, i cili formohet nga Kielini, Bonuçi e Barzalji.

13436048_10209638406182745_1298910864_n

Anësori i Mançester Junajtid, Mateo Darmian, do aktivizohet në krahun e majtë, ndërsa Antonio Kandreva në korsinë tjetër. Surpriza është mosaktivizimi i numrit 10, Tiago Mota, i cili do zëvendësohet në formacionin titullar nga mesfushori i Lacios, Marko Parolo. Mesfusha do kompletohet nga De Rosi, i cili do të luajë pas shpinës së dy sulmuesve: Graciano Pele dhe Eder. Konte ka ndryshuar komplet skenarin, teksa në vigjilje të ndeshjes Simone Zaza dhe Çiro Imobile ishin lojtarët më të akredituar për të luajtur nga minuta e parë.

Ajo që ka rënë në sy ka qenë zgjedhja e Kontes, i cili vendosi dje për të mos kryer seancën stërvitore në Lion nga frika e spiunimit. Në ofensivë pritet të jetë rreshtimi i Belgjikës ku trajneri Mark Vilmots ka përzgjedhur modulin 4-2-3-1, me Hazard, De Bryn, Merten dhe Lukakun në sulm.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama