Anulojne muajin e mjaltit per te kuruar qenin

Anulojne muajin e mjaltit per te kuruar qenin
Një çift i sapomartuar ka anuluar muajin e tij të mjaltit në Las Vegas, të cilin e ëndërronin prej kohësh, për t’i përdorur paratë e mbledhura për operacionin e qenit të tyre. Kler dhe Keri Morgan mësuan pak para udhëtimit se qeni i tyre Tito, një bulldog amerikan, ishte me kancer dhe kishte nevojë për një trajtim, që kushtonte 7 000 paund. Kështu, çifti i ri nga Morriston, Sauth Uejls, nuk u mendua gjatë, por vendosën që me paratë e udhëtimit të kuronin Titon.

Keri, i cili punon në një garazh makinash, tha se “Kishim kohë që e planifikonim udhëtimin tonë të ëndrrave, por Tito është më i rëndësishëm”. Titos iu pre një këmbë dhe një tjetër e ka ende nën trajtim kimioterapie. Kler, 26 vjeçe, tha se udhëtimi i tyre mund të shtyhej për një periudhë tjetër, sepse “Tito është një mik që vlen përgjithmonë”.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama