Cila kamera është më e mira për ju? Cilësia e kamerave kompakte dixhitale është ende në zhvillim. Një objektiv me kënd të gjerë është tani një cilësi standarte e pjesës më të madhe të aparatëve të mesëm dhe të lartë ndërsa ekranet janë rregullisht më të mëdha se 3 polsh. Ka megjithatë, dallime të dukshme në fusha të tjera:
Shpejtësia
Këtu nuk shtohet më çështja se sa e vjetër është kamera. Disa janë shumë të shpejtë në hapje dhe në fokusim, ndërsa të tjerët nuk janë aspak kështu. Aparati fotografik vërtetë i ngadalshëmtashmë thuajse është zhdukur dhe taqni rrallë qëllon të presësh më shumë se dy sekonda që të hapet kamera, ose në shkrepjet mes dy fotove. Auto-fokusi zakonisht merr më pak se një sekondë. Disa modele madje, tani kanë autofokus automatik, çka do të thotë se ka më pak vonesë kur jeni duke shkrepur. Auto-fokusi, gjithsesi, është ende një pikë e dobët në aparatet kompaktë.
Cilësia e objektivit (lentes)
Një objektiv të mirë është i shtrenjtë. Përderisa në botë nuk ka gjëra falas, nuk ka as për objektivët, edhe pse disa aparate dhe Canon në nivelin e aparateve të lirë japin rezultate të mira çuditërisht. Disa objektivë thjesht nuk janë ndërtuar aq mirë sa mund të kishin qenë ndërtuar, kurse ca të tjerë nuk ia dalin për të kapur detaje të imëta në anët e kornizës.
Ndjeshmëria
Ka pasur një rritje të rëndësishme të cilësisë së ndjeshmërisë gjatë dymbëdhjetë muajve të fundit nga të gjithë prodhuesit. Megjithatë, dallime ka plot. Fujifilm është kryesues Super CCD-të e veta, por këto janë për fat të keq në dispozicion vetëm me disa kamera në gamat F dhe S: ata t’ju lejojë të kapni ISO 800 pa një pa dy. Canon e ndjek fort nga pas, sikurse Sony dhe Panasonic. Edhe modelet e reja të Ricoh, Pentax, Nikon apo Samsung tani japin rezultate të pranueshme deri në 400 ISO.
Rezolucioni
Pa dashur të përsërisim gjëra që ju i dini, po kush ka nevojë për cilësi 15 Megapiksel në një aparat “kompakt”? Kur printimi standart i fotove e ka rezolucionin maksimal prej 300 dpi, 15 Megapiksel duhen vetëm nëse po bëni stampim të përmasave 30×40, (madhësia e një flete A3)! Përvoja tregon se 95% e përdoruesve nuk stampojnë foto më të mëdha se sa përmasat A4 dhe se, edhe kur fotot i ruajmë për ti parë në ekranin e kompjuterit, nuk ka nevojë për detaj të thellësisë në fotografitë e përdorimit të përditshëm. 10 Megapiksel tani është standardi i zakonshëm në modelet e thjeshta çka është e mjaftueshme për shumicën e përdoruesve.
Aparatet që këshillojmë
Për të krahasuar modele të ndryshme, duhet të bazoheni tek ajo që po kërkoni. Duhet të dini se çfarë rezultatesh jep një aparat me ISO të ndryshme, çfarë cilësie i nxjerr fotot kur përdoret me ndjeshmëri maksimale dhe minimale të objektivit, bëni kujdes, disa kamera me rezolucion të lartë, kur ti i manipulon madhësinë fotos, ato tregojnë humbje cilësie.
Çfarë është një aparat dixhital “kompakt”?
Aparati fotografik “drejtoje-te-objekti-dhe-shkrepe”, i quajtur edhe “aparat kompakt”, është një aparat i projektuar kryesisht për veprime të thjeshta fotografimi. Pjesa më e madhe e tyre e kanë lenten të integruar, fokusimin e zgjidhin në mënyrë automatike (me autofokus), kanë sisteme automatike për vendosjen e opsionit të ekspozimit, dhe kanë dritën flash të integruar.
Sony Alpha NEX-C3
649.99 $ ONLINE
Pro
Më e vogël dhe më e lehtë se versioni para-ardhës. Sensor APS-C i madh. Rezolucuon i lartë, ekran rrotullues 3-polsh LCD. Përmban flash që mund të hiqet. Butonat e kontrollit të rregullueshëm. Performancë e shkëlqyer kur ka pak dritë.
Kundër
Nuk ka EVF në nivelin e syrit. Përzgjedhja e lenteve E-mount e kufizuar. Suporton vetëm video 720p MP4. Lehtësia e përdorimit mund të jetë e sikletshme në varësi të lentes.
Përmbledhje
Sony Alpha NEX-C3 ëshët një përmirësim i mëtejshëm i modelit tashmë të shkëlqyer NEX-3, duke qenë dhe më e lehtë dhe më kompakte. Aparati NEX-C3 jo vetëm prodhon foto që të mahnisin, madje edhe me parametra të lartë ISO, por ka fituar edhe vendin e parë nga PC Magazine për kamerat kompakte me lente të ndërrueshme.
Olympus PEN E-P3
899.99 $ ONLINE
Pro
Imazhe dhe video të bukura. Performancë e shpejtë. Shpejtësia e autofokusit ësëht e përmirësuar krahasuar me versionin para-ardhës. Flash i integruar. Ekran i madh, i ndritshëm dhe touch-screen OLED.
Kundër
E shtrenjtë. Më e rëndë dhe paksa më e madhe se versioni para-ardhës. Nuk sy (viewfinder) optik. Ndërveprimi me Touch screen mund të të bëjë konfuz.
Përmbledhje
Olympus PEN E-P3 Micro Four Thirds ofron një përzierje cilësish, trup më të vogël se SLR, performancë të lartë, imazhe të bukura, por, për fotot më të mira prapë të duhet një D-SLR e vërtetë.
Casio Exilim EX-ZR100
299.99-315.89 dollarë ONLINE
Pro
Pabesueshmërisht i shpejtë në performancë dhe në shkrepje. Performancë e mirë në mungesë drite. LCD që të kënaq shpirtin. Ka plot xhingla artistike të këndshme.
Kundër
I shtrenjtë. Autofokusi herë pas here ësëht i ngadaltë. Fotot dalin të turbullta kur bëhen me “zoom” të lartë. Ndërfaqe e shëmtuar.
Përmbledhje
Casio Exilim EX-ZR100 ëshët një djallush i shpejtë që shkrep foto dhe video të shkëlqyera, por çmimi i lartë dhe problemet me zoom-ing dhe autofokusin, ia ulin disi vlerat.
Çfarë janë DSL
Shumica e aparateve dixhitalë me një lente me refleks {digital single-lens reflex (digital SLR or DSLR)} janë aparatë dichitalë fotografikë që përdorin një sistem mekanik pasqyrues dhe “pentaprizëm” për ta çuar dritën drejtpërdrejt nga lentja në një sy optik në anën e pasme të kameras.
Çfarë janë ISO
Sistemi ISO përdoret për të matur ndjeshmërinë e sistemeve dixhitale të filmit, pra, imazhit.
Filmi relativisht i pandjeshëm, pra me një indeks të ulët shpejtësie, kërkon më shumë ekspozimin ndaj dritës për të prodhuar të njëjtën dendësi imazhi si një film më i ndjeshëm, dhe zakonisht quhet “film i ngadaltë”. Filma shumë të ndjeshëm quhen filma “të shpejtë”.
Në të dy fotografitë, dixhitale dhe me film, reduktimi i ekspozimit korrespondon me përdorimin e ndjeshmërive të larta. Kjo në përgjithësi të çon në cilësi të ulët pamjeje. Me pak fjalë,sa më të lartë ta ngresh ndjeshmërinë e filmit/dixhitalit aq më me kokrriza do të jetë imazhi.