Apele per mbrojtjen me te mire te te rinjve ne tregun e lojerave te dhunshme elektronike

Apele për mbrojtjen më të mirë të të rinjve në tregun e lojërave të dhunshme elektronike

Komisioni i BE-së u drejtoi të martën (22.4.) një apel të fortë prodhuesve dhe tregtarëve të lojërave elektronike që të bëjnë më shumë se deri tani për mbrojtjen e të rinjve. Shpesh të ashtuqujturat lojëra "killer" në të cilat derdhet vetëm gjak bien të duar të gabuara, e pikërisht në duart e të miturve. Shpesh sjellja e të miturve ndikohet prej këtyre lojërave dhe ata zhvillojnë sjellje agresive.

Komisarja e BE-së Viviane Reding mendon: "Ka aq shumë lojëra elektronike me kaq shumë dhunë, duhet të bëjmë diçka për të mbrojtur rininë tonë."

Një mbrojtje më e mirë për të rinjtë do të thotë p.sh. që ky segment tregtar të premtojë vullnetarisht të mos u shesë më lojëra të tilla fëmijëve dhe të rinjve.  Duhet hartuar një kod sjelljeje, më e vonta brenda dy vjetësh, kjo është kërkesa më minimale, kërkon komisarja e BE-së për mbrojtjen e të rinjve Meglana Kuneva: "Ne do të ushtrojmë kontroll shumë të saktë në këtë drejtim. Vetëdetyrimi nuk është një çek i bardhë."

Nën shqyrtim sistemet identifikuese të lojërave elektronike

Brukseli ka marrë tashmë nën shqyrtim sistemet identifikuese të lojërave elektronike të futura tashmë në BE. 23 vendet anëtare të BE-së kanë përcaktuar se në lojëra duhet shënuar dukshëm kufiri i moshës për të cilën lejohen lojërat. Vetëm Luksemburgu, Qiproja, Rumania dhe Sllovenia nuk e kanë praktikuar këtë deri tani.

Identifikimi i moshës së lejuar mbi lojëra është një hap i parë. Por ai ka një problem. Sistemi i përdorur më shpesh në BE i ashtuquajtur "PEGI" aplikohet nga vetë industria. Pra vetë prodhuesit vendosin se nga çfarë moshe është e lejuar loja elektronike. Kështu një gjykim i pavarur nuk është gjithmonë i garantuar. Për këtë arsye Gjermania dhe Lituania kanë vendosur të testojnë nga specialistë të pavarur lojërat elektronike që hyjnë në vendet e tyre. Këta vendosin më pas kufirin e moshës së lejuar.

Ankorimi ligjor i kodit të sjelljes detyrë e qeverive të BE-së

Por një sistem i tillë tregon vetëm atëherë efekt nëse tregtarët i kushtojnë vëmendje respektimit të kufirit të moshës. Pra të mos lejojnë p.sh. që një 12-vjeçari t'i shitet në banak një lojë elektronike me përmbajtje të dhunshme. Pra janë në rradhë të parë tregtuesit e lojërave që duhen vënë përpara përgjegjësisë. Këtë Brukseli kërkon t'a arrijë me apele dhe tërheqje vëmendjeje. Ankorimi ligjor i kodit të sjelljes mbetet detyrë e qeverive të BE-së. Nëse dëshërojnë t'a bëjnë.

Irmtraud Richardson / Bruksel  (DW)


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama