Kete ka ndermend te beje forumi qe mblidhet sot per "trashegimine ne rrezik"? Mundet. Qellimin per te bere diçka konkrete-konkrete e ka paralajmeruar prej nje jave tryeza qe mblidhet sot. Artan Lame, dikur, ne vitet dymije, drejtonte Drejtorine e Trashegimise Kulturore ne Ministrine e Kultures me minister Edi Ramen, sot ne emer te Qendres Shqiptare te Trashegimise, fton ne nje tryeze ne Restorant SARAJI, ish-Instituti i Monumenteve, ora 11.00, specialiste te fushes, por kryesisht dashamires te trashegimise vendase dhe njerez qe mund ta ngrene zerin ne opinionin publik.
Objekt diskutimi ne "Trashegimia Kulturore e Rrezikuar" jane venia ne dukje e problematikave nga te cilat vuan aktualisht Trashegimia Kulturore Shqiptare dhe "leshimi i nje mesazhi te forte per situaten alarmante ne te cilen gjendet trashegimia kombetare." Qellimi eshte te mblidhen dhe te diskutohen propozime per "levizjen e ujerave" . Konkretisht: te hartohet nje dokument i perbashket i pjesemarresve te sotem drejtuar institucioneve shteterore, qeverisjes vendore, medias dhe publikut. Nder faktoret e demtimit te trashegimise ne dekadat e fundit, Lame permend ata shkaktare qe lidhen "me zhvillimin e paqendrueshem te vendit. Shume nga monumentet qe mberriten ne vitet '90 te rrezikuara, tashme jane zhdukur dhe bejne pjese vetem ne kujtesen e brezit tone.
Ne kushtet e krizes ekonomike, te parat qe e pesojne jane institucionet e trashegimise dhe vete trashegimia kulturore. Nevoja e qeverive per te siguruar burime financimi nepermjet shkurtimeve buxhetore, ben qe jo vetem te mos kemi rritje natyrale te buxhetit te caktuar per trashegimine (rritje qe dikur ka qene 3-5% ne vit), por perkundrazi te kemi shkurtime te ketyre buxheteve dhe ne shume raste edhe shuarje te zerave te veçante." Buxheti i institucioneve te trashegimise (kryesisht ai i Institutit te Monumenteve) eshte, gjithnje sipas Lames, i paperfillshem per "çeshtje qe kane te bejne me ndergjegjesimin publik, me publikimin e trashegimise, me perfshirjen nen mbrojtje te objekteve te reja, etj."
Çeshtja e buxheteve te vogla qe shkon paralel me gjendjen me forcat shkencore te ketyre institucioneve, eshte nder shkaktaret e demtimit gradual por te sigurte te trashegimise. Shqetesimet qe ngre Lame ne ftesen per debatin e sotem vene ne dukje perfshirjen e instrumenteve qe trajtojne trashegimine ne shtjellen e interesave te politikes se dites. Renien e nivelit shkencor ne keto institucione te cilat ka ndodhur edhe te bejne rezistence, ai e quan edhe pasoje "te nderhyrjeve abuzive ne trashegimine kulturore". Kesaj "i jane mbivendosur marreveshjet politike, te cilat reflektohen ne ndarjen e parcelave te pushtetit deri ne nivelin e institucioneve shkencore.
Edhe ne rastet kur drejtuesit e larte te administrates, po te vihen ne dijeni do te frenoheshin ne vendimmarrjet e tyre, kjo nuk ndodh pasi piramida lajmeruese nga poshte-lart nuk funksionon." I gabuar i rezulton procesi i decentralizimit ne fushen e trashegimise. Siç shihet ky konstatim i fundit si dhe te tjerat te permendura me lart, ecin krah per krah me konstatimet e atyre qe kane ndermarre reforme ne trashegimine kulturore shqiptare. Dihet tashme qe ndryshimet ne ligj mendohet t'ja kthejne Institutit te Monumenteve te Kultures gjithe drejtorit rajonale, pra te ndodhe serish centralizimi, dhe vete IMK te fitoje nje status me te larte, statusin e nje institucioni shkencor. Keshtu pra, palet, ne pushtet ose pa pushtet, te majte ose te djathte, specialiste ose diletante kerkojne te ecin te njejtes rruge.
Atehere ku qendron problemi?
Mbase dokumenti qe del nga tryeza sotme e rrumbullaket thote gje per kete.