Kryebashkiaku i Tiranës bën thirrje që të gjithë t'i bashkohen aksionit të pastrimit, për t'u përgatitur për 4 shtatorin. Më 4 shtator do të organizohet aksioni i madh për pastrimin e kryeqytetit. Nisma u bë publike nga Erion Veliaj vetëm pak ditë pas betimit si kryetar i Bashkisë së Tiranës.
Në takimin me administratorët e 24 njësive, Veliaj kërkoi që ata të nisin punën për 4 shtatorin, e cila do të jetë sipas tij, dita e aksionit historik për pastrimin e Tiranës. Kryebashkiaku u kërkoi atyre të bëjnë inventarin për rrugët, sheshet dhe trotuaret e bllokuara në Tiranë brenda një jave.
Duke rikujtuar aksionin e 4 shtatorit, Veliaj përsëriti sot thirrjen se, të gjithë duhet t'i bashkohen nismës më të madhe për pastrimin e kryeqytetit, tashmë duke shkarkuar edhe aplikacionin për të raportuar plehrat e lagjes.
“Duhesh edhe ti :) Organizo miqtë dhe na jep një dorë në lagjen tënde në 4 Shtator me aksionin e pastrimit. Shkarko aplikacionin dhe raporto plehrat në lagjen tënde http://www.trashout.me/mobile-app?hl=en #PastroTiranen #TeamEV”, shkruan Veliaj në FB.