Apokalipsi me 21 Dhjetor? Maya-t e pergenjeshtrojne

Apokalipsi me 21 Dhjetor? Maya-t e pergenjeshtrojne
Ndërkohë që supersticiozët kanë nisur të numërojnë ditët që na ndajnë nga nata apokaliptike, Maya-t po përgatiten të mirëpresin ciklin e ri Baktun. Klerikët në Meksikë kanë nisur ceremonitë për të festuar datën 21 Dhjetor, që sipas kalendarit Maya shënon fundin e erës Oxlajuj Baktun.

Ritet kryesore zhvillohen në parkun “Chapultepec”, ku u celebrua ceremonia e Zjarrit të Ri. Popullsia që rrjedh nga fiset Maya në Meksikë, i përbërë prej rreth 800 mijë personash, shpreson në një epokë Baktun më të mirë se ajo aktuale, e nisur prej vitit 1618. Ata shpjegojnë se në lashtësi, periudha Baktun matej sipas ciklit të barabartë me 400 vjet, dhe për rrjedhojë fundi i Baktunit të 13-të përkon me 21 dhjetorin 2012.

Shumë e kanë interpretuar këtë datë si fundin e botës, por klerikë dhe autoritetet vendase e përgënjeshtrojnë këtë fakt. “Kjo datë nuk është fundi i botës. Profecia Maya është komercializuar. Për ne është një moment për të qenë të bashkuar dhe për të rizbuluar kulturën Maya”, – shpjegon Saul Martin Ancona, sekretari i Turizmit. Ndërsa Jose Marquez, klerik maya, shpreh pakënaqësi se autoritetet nuk u japin leje për t’i zhvilluar ritet në vendet e shenjta antike.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama