Apple detyrohet t’i beje reklame Samsungut

Apple detyrohet t’i beje reklame Samsungut
Një gjykatë në Britaninë e Madhe urdhëroi Apple të publikoi një njoftim në faqen e vet të internetit ku të sqarojë se Samsung nuk ia ka kopjuar dizenjon e produktit të saj më të famshëm iPad. Gjykata shtoi se njoftimi duhet të qëndrojë i publikuar në faqen zyrtare të Apple në internet për së paku gjashtë muaj ndërsa reklama të ngjashme duhet të publikohen edhe nëpër gazeta e revista.

Dënimi për Apple erdhi pasi kjo kompani pati akuzuar Samsung për vjedhje dizenjoje në produktin konkurrent Galaxy. Detyrimipër të publikuar reklamën kryhet për të eliminuar pasojat negative që Samsung mund të ketë pësuar nga akuza për vjedhje, akuzë që rezultoi e pavërtetë.

Apple ka hyrë në beteja ligjore në shumë vende kundër Samsung, pasi kompania koreanojugore ka arritur të realizojë produkte konkurrente shumë të suksesshme si për sa i përket tabletave, ashtu edhe celularëve me ekran me prekje e me internet.

Javën e kaluar, një gjykatë në SHBA vendosi të pranojë fillimin e shqyrtimit të ankesave të Apple ndaj Samsung vetëm me kushtin që Apple të vendosë një garanci bankare prej miliarda dollarësh, garanci që do të përfitohet nga Samsung në rast se Apple e humbet gjyqin.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama