Nuk ka kaluar plot as një javë nga dalja në treg të iPad Mini, por thashethemet kanë filluar në Internet për gjeneratën e dytë të këtyre iPad Mini-s.
Një nga ankesat më të mëdha që iPad Mini ka marrë nga përdoruesit është mungesa e ekranit me ‘Retina Display’. Por duket sikur kompania do e rregullojë këtë problem në gjeneratën tjetër të tabletave. Këtë thashethem e ka nisur një faqe Kineze teknologjie, thashethemet e të cilës kanë dalë të vërteta më përpara. Sipas kësaj faqeje, prodhuesit e Apple kanë filluar punën në ekranet ‘Retina’ për iPad Mini 2 (emër ky jo zyrtar).
Sipas burimeve jo të konfirmuara, kompania AU Optronics, e cila prodhon ekranët e iPad Mini, është duke punuar tashmë në ekrane me rezolucion prej 2048 x 1536 me Retina Display; me këto përmasa, rezolucioni i iPad Mini 2 pritet të jetë dy herë më i lartë se ai i modelit aktual, i cili ka vetëm një rezolucion prej 1024 x 768.
Pritet që Apple të fillojë prodhimet e iPad Mini 2 nga fundi i këtij viti, dhe dalja në treg pritet të jetë në vjeshtën e vitit të ardhshëm. /Tech.Al/
http://www.tech.al/apple-pergatit-ipad-2-me-retina-display/