Apple vlen me shume se Greqia

Apple vlen me shume se Greqia
Vlera e kompanisë Apple në tregun e aksioneve u rrit në 400 milardë dollarë të enjtën e shkuar. Një rekord tepër i lartë që e bën atë kompaninë më të vlefshme në botë. Apple tani ndodhet e pozicionuar në një territor eksluziv të biznesit botëror. Pas saj vjen Petrol China me 279 miliard dollarë dhe Microsoft me 235 miliardë dollarë. Vlera e Apple është shumë më e lartë se Produkti i Brendshëm Bruto i Greqisë, Austrisë, Argentinës dhe Amerikës Jugore, raporton CNNMoney.

Përveç madhësisë së saj ajo po rritet shpejt edhe në risitë teknologjike. Mësohet se së shpejti do publikohen raportet e shitjeve të kompanisë dhe mendohet se janë rritur 45% krahasuar me vitin e fundit, siç thotë Reuters. Rritja e Apple është e mahnitshme për harkun kohor 35-vjeçar. Kthesa e kompanisë filloi me lancimin e iPod dhe u rrit shumë pas nisjes së iPhone në 2007-ën. Apple është përllogaritur të ketë shitur 30 milion iPhone tremujorin e fundit, pas lançimit të iPhone 4S në Tetor.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama