Në prezantimin e projektit të ri për stadiumin "Qemal Stafa" ishte i pranishëm dhe kryeministri Edi Rama. Në fjalimin e tij Rama tha se do të jetë ndër më të bukurit në Europë.Ndër të tjera Rama tha se qeveria do të japë mbështetje maksimale për investimin e infrakstrukturës në sportin shqiptar. Për arritjen e këtij objektivi kreu i qeverisë shtoi që do të derdhen 50 milionë euro së shpejti për investimin në sport.
"Futbolli sot është një nga industritë më të mëdha të zhvillimit. Në bashkëpunim me investitorët privatë do të arrijmë të kemi dhe ne stadiume Europiane për zhvillimin e mëtejshëm të futbollit në vend"."Arena Kombëtare"
"Kombëtarja do të ketë një stadium europian ku do të mund të luhet Super Kupa e Europës dhe ndeshjet e Europa Ligës. Për këtë ju siguroj që FSHF do të ketë mbështetjen tonë. Qeveria do të jetë mbështetëse për aktivititetin e sportit shqiptar. "Arena Kombëtare" do të ketë influencë të rëndësishme. Do të jetë një hapësirë e gjallë që do të funksionojë përditë, një qendër e rëndësishme e kryeqytetit. Ky stadium do të jetë ashtu siç i Juventusit apo Udinezez".