Ariel është një luan 3-vjecar, i cili ka humbur aftësinë për të lëvizur gjymtyrët e tij, për shkak të një sëmundjeje të rëndë. Veterinerja Livia Pereira kujdeset për luanin në shtëpinë e saj në San Paolo, bashkë me pronaren e kafshës, Raquel Borges. Por përkujdesja dhe kurimi i Arielit, kushton të paktën 11 mijë dollarë cdo muaj, ndaj dy gratë i kërkuan ndihmë komunitetit dhe miqësive virtuale. Në faqen Facebook "Ajuda ao Leo Ariel", dy gratë kanë lëshuar një apel për të gjithë ata njerëz që kanë dëshirë që të ndihmojnë.