Arkitektura


Arkitektura (nga Greqishtja αρχή = e para dhe τέχνη = artizanat) është arti dhe shkenca e dizajni të ndërtesa dhe strukturave. Një definicion më i gjërë do të përfshinte në qëllimet e saj dizajnin e çdo gjëjë të ndërtuar duke filluar në makronivel me planifikimin e qyteteve e dizajnin urban deri tek mikroniveli i mobilja  ¸ Athina ¸ Greqia

Qëllimi dhe objektivat

Sipas punëve më të lashta për subjektin e arkitekturës¸ Vitruvius ' De Architectura¸ një ndërtesë e mirë duhet të tregojë Bukuri (Venustas)¸ Fortësi (Firmitas) dhe Funksionalitet (Utilitas); arkitektura mund të themi është një balancë dhe koordinim i këtyre tre elementeve¸ dhe asnjëri nga të tre nuk duhet të jetë me i fuqishëm se dy te tjerët. Definicioni i kohëve moderne e sheh arktekturën si një kombinim i estetikës¸ strukturës dhe funksionit. Sidoqoftë nga një tjetër pikëpamje¸ vetë funksioni përmbledh të treja kriteret duke përfshirë ato estetike dhe psikologjike. Arkitektura është ë lidhur me shumë disiplina duke përfshirë Matematika ¸ Shkenca ¸ Arti ¸ Teknologjia ¸ Shkencat sociale ¸ Politika ¸ Historia ¸ Filozofia e të tjera. Me fjalët e In Vitruvius' - it¸ "Arkitektura është një shkencë që lind nga shumë shkenca dhe përmirsohet me anë të edukimit: me ndihmën e të cilit një gjykim formohet mbi punën e arteve të tjera". Ai shton se një arkitekt i mirë duhet të jetë i ditur edhe në fusha si Muzika ¸ Astronomia ¸ etj. Filozofia është një fushë mjaft e preferuar dhe e rëndësishme në definicionin e arkitekturës¸ bile zakonisht kur dikush i referohet një arkitekti e dallon atë nga lloji i filozofisë që ai vë në jetë. Racionalizmi ¸ empiricizmi ¸ strukturalizmi ¸ poststrukturalizmi ¸ dhe fenomenologjia janë disa nga degët e filozofisë që ndikojnë tek ariktektura. Italia.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama