Arkivat ne SHBA dalin dosjet e VIP-ave

Arkivat ne SHBA, dalin dosjet e VIP-ave
Të dhëna nga censurat e viteve 1940 mbi persona të rëndësishëm në SHBA, mes tyre presidentët Ronald Reagan dhe Franklin Delano Rusvelt, janë mes 132 milionë dosjeve të bëra publike dje. Ligji i konfidencialitetit skadoi pas 72 vitesh dhe arkivat nacionalë amerikanë kishin 22.5 milionë klikime vetëm në tri orët e para pas bërjes publike të dosjeve. Në to tregohet se yjet e filmit kanë fituar shumë më tepër se mesatarja e amerikanëve, në atë kohë me paga 956 dollarë në vit. Arkivat tregojnë se në atë kohë aktor, Ronald Regan dhe gruaja e tij, aktorja Xhein Uajmen, kanë raportuar të ardhura prej më shumë se 5.000 dollarësh në vit dhe shtëpia e tyre në Los Anxhelos kushtonte 200.000 dollarë. Presidenti Frenklin Delano Rusvelt thuhet se ka jetuar me gruan e tij, një sekretare personale, një kushëri, një guvernante dhe katër shërbëtorë. Por ndërsa heqja e këtij censusi jep të dhëna mbi persona që nuk janë më, janë ngritur shqetësime mbi të dhënat personale për njerëz të tjerë të njohur si Klint Istud, Morgan Frimen etj.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama